Keshille per prinderit

Informohuni për rreziqet që mund t’u vijnë fëmijëve tuaj gjatë përdorimit të internetit, në veçanti për ngacmimet seksuale nëpërmjet tij; Komunikoni dhe bisedoni me fëmijën tuaj rreth rreziqeve të mundshme që mund t’i vijnë atij nga përdorimi i internetit;Instaloni në kompjuterin tuaj programe të “kontrollit prindëror” (parental control), ose mjeteve të posaçme, të cilat kryejnë filtrimin e faqeve që kërkojnë akses në internet.

Keshilla per femijet

Mos jepni informacione personale, si:
• emrin tuaj të plotë apo të vërtetë
• adresën tuaj
• Numrin tuaj të telefonit të shtëpisë, apo numrin tuaj celular
• Emrin, ose adresën e shkollës suaj
• të dhënat personale të familjes, të të afërmve, ose miqve tuaj
• vendet tuaja të preferuara
• foton tuaj personave të panjohur dhe/ose atyre të njohur nëpërmjet internetit;

Keshilla per femijet

Kur ju keni hapur ndonjë llogari në internet, si psh e-mail, chat ose në ndonjë website përdorni një pseudonim.
• Mos shkarkoni foto, ose video të dërguara nga adresa/persona të panjohur, ose persona të njohur nëpërmjet internetit;
• Mos shkarkoni /postoni fotografi për persona që nuk i njihni, ose i keni njohur në internet;
• Mos ju përgjigjni asnjëherë mesazheve, apo postimeve të ndryshme nga persona të panjohur;.

Si te mbroni kompjuterin tuaj

Mbajini të gjitha programet kompjuterike (duke përfshirë edhe browser-in tuaj) në përditësim automatik. Përdorni firewall, antivirus, antispam, antispyware, apo software të tjera për mbrojtjen e lundrimit tuaj në rrjet. Vendosni fjalëkalime për të mbrojtur lidhjen tuaj wireless në shtëpi.

Mbroni të dhënat tuaja personale

Përpara se të vendosni të dhënat tuaja, shikoni për shenja të sigurisë që një Web faqe mund të ketë; Web https (“s”, e siguruar) dhe një dryn të mbyllur ( ) afërndenjës. Asnjëherë mos jepni të dhënat tuaja në përgjigje të një e-maili, apo sms-je.

Mendoni përpara se të klikoni

Mendoni përpara se të bashkëngjitni skedarë a foto, apo të klikoni mbi një link në një e-mail; në qoftë se ju nuk i njihni dërguesit, ata mund të jenë të rremë. Jini të kujdesshëm kur klikoni link-e të ndryshme në internet.

Krijoni fjalëkalim të fortë dhe mbajeni atë të fshehtë

Krijoni fjalëkalim me të paktën tetë karaktere (sa më i gjatë, aq më i mirë) dhe përfshini në të gërma të mëdha dhe të vogla, numra dhe simbole. Mos përdorni të njëjtin fjalëkalim kudo.

Mbroni veten nga mashtrimet në e-mail

Shikoni me kujdes mesazhet alarmuese, mesazhet gabim dhe/ose me gabime gramatikore, mesazhet me kërkesa për të dhënat tuaja personale, si numra llogarie, kartë krediti etj. Mendoni se jo gjithmonë ajo që duket shumë e mirë, është e tillë.

Përdorimi i sigurt i rrjeteve sociale

Mosha minimale për t’u regjistruar në një rrjet social, siç është “Facebook”, apo “Messenger”, është mbi 13 vjeç. Shikoni për mundësinë “Rregullo privatësinë” në Facebook dhe Twitter, për të menaxhuar se cilët mund të shohin profilin tuaj. Kontrolloni se si njerëzit mund t’ju kërkojnë në rrjet dhe të bëjnë komente. Gjithashtu, mësoni se si mund të bllokoni hyrjet e padëshiruara. Mos postoni çdo gjë që ju mendoni. Përzgjidhni me kujdes pranimin e miqve të rinj, si dhe rishikoni periodikisht se çfarë miqtë publikojnë në lidhje me ju.